Ndërrimi i njehsorit, pikës matëse

Kërkesat e konsumatorëve dhe udhëzimet për realizimin e tyre

Ndërrimi i njehsorit, pikës matëse

  • Kërkesa me shkrim e konsumatorit për arsyen e ndërrimit të njehsorit. Formulari mund ta shkarkoni më poshtë, gjithashtu mund të merret edhe sportelet e KRU Hidromorava sh.a.
  • Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Mbyllja e llogarisë/ aktivizimi i llogarisë së mbyllur

Derisa e keni shfrytëzuar uji në një objekt dhe keni qenë të regjistruar si konsumator, e ndërkohë më nuk e shfrytëzoni ujin (nuk ju nevojitet), që të ndalet faturimi (vetëm taksa) më tutje dhe kartela të mbyllet, të pasivizohet, Ju duhet të veproni si më poshtë:

  • Të vini në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, të bëni kërkesën me shkrim  për pasivizim të pikës matëse dhe mbyllje të llogarisë, respektivisht për ndërprerje të furnizimit me uje,
  • Pagesa e shërbimit për shkyçje,
  • Dëftesë – pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Ndërrimi i tarifës nga konsumatori amvisëri në konsumator komercial dhe anasjelltas

Ndërrimi i grupit tarifor bëhet me kërkesën e konsumatorit që duhet të bëhet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve. Çdo ndërrim i veprimtarisë së objektit, duhet të pasqyrohet me ndërrimin e tarifave për shërbimet e ujit dhe kanalizimit. Ndërrimi i veprimtarisë nënkupton ndërrimin e statusit të konsumatorit nga ai i amvisërisë në komercial dhe anasjelltas, për shkak të rritjes apo zvogëlimit të ujit të angazhuar në objekt.

Kërkesë për kontrollimin e njehsorit

Çdo konsumator mund të bëjë kërkesë për kontrollimin e pikës matëse. Për të realizuar këtë kërkesë konsumatori duhet të dorëzojë kërkesën me shkrim në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve. Ekipet e autorizuara të KRU Hidromorava do të bëjnë kontrollimin në afatin e duhur.