Ndërrimi i pronarit, respektivisht ndërrimi i emrit në kartelën e llogarisë

Ndërrimi i pronarit, respektivisht ndërrimi i emrit në kartelën e llogarisë

Çdo ndërrim i të dhënave të shfrytëzuesit të ujit brenda një objekti të pikës matëse, duhet të paraqitet në KRU Hidromorava sh.a. Që do të thotë, se shfrytëzuesi i cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet në sportelet e KRU Hidromorava sh.a. dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim. Me rastin e shitblerjes së pronave, njëra ndër veprimet që konsumatori i ardhshëm duhet të bëjë, është edhe kontrollimi i detyrimeve të asaj pike matëse që ka ndaj KRU Hidromorava sh.a. Pra, duhet të sigurohet kartela e transaksioneve në të cilën figuron se nuk ka asnjë borxh ndaj KRU Hidromorava sh.a.
Për t’u bërë ndërrimi i emrit të konsumatorit, duhet të nënshkruhet kontrata e re për furnizim me uje. Ndërsa për ndërrimin e emrit nevojiten dokumentet si në vijim:

Kur ndërrohet pronari-shitblerje:

  • Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
  • Kopja e kontratës së shitblerjes e vërtetuar në gjyq,
  • Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori kërkon ndryshimin e emrit me pjesëtar tjetër të familjes, nevojiten:

  • Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
  • Certifikata familjare dhe deklarata nga konsumatori paraprak (aktual), që me dëshirë kërkon të ndërrohet emri në kartelën e llogarisë,
  • Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori aktual lëshon objektin me qira, nevojiten:

  • Kërkesa e qiramarrësit për ndryshimin e emrit,
  • Certifikata e pronësisë së objektit,
  • Kopja e kontratës për dhënien e objektit me qira,
  • Certifikata e biznesit e qiramarrësit nëse objekti lëshohet me qira për veprimtari komerciale,
  • Dëftesë -pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori i evidentuar vdes, nevojiten:

  • Kërkesa e anëtarit të familjes së konsumatorit që ka vdekur për ndryshimin e emrit,
  • Certifikata familjare dhe certifikata e vdekjes,
  • Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.