Rregulloret

Home / Rregulloret

RREGULLORE Nr. 05/2017 PËR MATJEN E KONSUMIT TË UJIT

1 Qershor, 2017

Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e saktësisë së matjes së furnizimit të ujit, duke përcaktuar rregullat dhe procedurat e zbatueshme në lidhje me instalimin, mirëmbajtjen, testimin, kontrollin, zëvendësimin, matjen dhe leximin e ujëmatësve, bazuar në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë

RREGULLORE NR. 04/2017 PËR PROCEDURAT E FATURIMIT PËR SHËRBIMET E UJIT

Me këtë Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat e zbatueshme për KRU “Hidromorava” Sh.A. me seli në Gjilan, në lidhje me faturimin për shërbimet e ujit bazuar në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.

RREGULLORE NR. 03 /2017 PËR PROCEDURAT E NDËRPRERJES SË SHËRBIMEVE TË UJIT

  1. Me këtë Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat e zbatueshme për KRU “ Hidromorava”-sha për ndërprerjen e shërbimeve të ujit, si dhe procedurat e detajuara që duhet të ndiqen nga personeli i kompanisë për ndërprerjen e shërbimeve të ujësjellësit të konsumatorëve.

Rregullore Nr 02/2017 për Procedurat e Lidhjes së Konsumatorëve në Shërbimet e Ujit

Me këtë Rregullore përcaktohen rregullat e KRU “ Hidromorava”-Sh.a. Gjilan, për lidhjen dhe ri-lidhjen e konsumatorëve në shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. Kjo rregullore përcakton procedurat e detajuara që duhet të ndiqen nga personeli i Kompanisë, për lidhjen e konsumatorëve të rinj në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Rregullore 01/2016 për Zgjidhjen e Ankesave të konsumatorëve

1 Shkurt, 2017

Me këtë rregullore përcaktohen rregullat e KRU “Hidromorava” Sh.A. (në tekstin e mëtutjeshëm: “Kompania”) për zgjidhjen e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve si dhe procedurat e detajuara që duhet të ndiqen nga personeli i Kompanisë me rastin e pranimit, shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve.

RREGULLORE MBI PËRGJEGJËSINË DHE DICIPLINËN E PUNËTORËVE

21 Shtator, 2016

Duke I marr për bazë dispozitat e Ligjit të punës nr.03/L-212, Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087 dhe
Statutit të KRU”Hidromorava”SH. A. Bordi i Drejtorëve I KRU”Hidromorava” SH. A Gjilan, në takimin e mbajtur
më 02.Dhjetor 2011 aprovon:

RREGULLORET E MIRATUARA NGA BORDI I DREJTORËVE GJATË VITIT 2013

Duke u bazuar në nenin 34, Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr. 04/L-111, Bordi i Drejtorëve ka miratuar këto rregullore të brendshme të KRU”Hidromorava”Sh.A Gjilan;

RREGULLORET MBI SHFRYTËZIMIN E VETURAVE ZYRTARE

Duke u bazuar në nenin 34, Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr. 04/L-111, Bordi i Drejtorëve ka miratuar këto rregullore të brendshme të KRU”Hidromorava”Sh.A Gjilan, në takimin e mbajtur më 16 Qershor 2014, miraton këtë:

KONTRATË PËR SHËRBIME (UJËSJELLËS DHE UJËRA TË NDOTURA)

1 Qershor, 2016

Kjo Kontratë për shërbime (tash e tutje “Kontratë”) rregullon marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, pëfshirë edhe të drejtën për kompensim, midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

KARTA E KONSUMATORIT PËR SHËRBIMET E UJËSJELLËSIT DHE UJËRAVE TË NDOTURA

I nderuar Konsumator,  

Ne me kënaqësi ju prezantojmë Kartën e konsumatorit. Kjo Kartë është hartuar për të ju treguar qartë angazhimet tona të shërbimit me konsumatorë dhe për të ju informuar juve për të drejtat tuaja si një konsumator i KRU ‘Hidromorava’, SH.A. Ky dokument fokusohet në të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve tonë dhe KRU ‘Hidromorava’, SH.A.

RREGULLORE NR.02/2016 PËR STANDARTET MINIMALE TË SHËRBIMEVE TË UJIT NË KOSOVË

Në mbështetje të Nenit 4, paragrafi 3.6, Nenit 21 paragrafi 1 dhe Nenit 47, të Ligjit
Nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr
4/2016, e datës 14 Janar 2016) Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit nxjerr: